Ne mund të ndihmojmë fëmijët

Ne ndihmojmë fëmijët dhe komunitetet në nevojë t'i japin formë të ardhmes së tyre!

 

 

Na ndihmoni

 

     
 
Rreth Nesh
 
 

PROFIL
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” (NPF)  është themeluar në Tetor 1998 me mbështetjen e organizatës “Terre des Hommes”, Zvicër, si një organizatë jo- fitimprurese kombëtare shqiptare me qëllim mbështetjen e fëmijeve të përjashtuar dhe në nevojë, familjet dhe komunitetet ku ata jetojnë. NPF nuk ndjek preferenca politike, fetare, raciale apo etnike.
Nga muaji Maj 2009 zyra qëndrore e fondacionit ndodhet në Tiranë. Aktualisht tre zyra të tjera janë operacionale respektivisht në Korçë, Elbasan dhe Berat.
NPF është një organizatë e përkushtuar në misionin e saj dhe njihet si e tillë nga organizata të shoqërisë civile shqiptare, institucione të pushtetit qëndror dhe vendor në Shqipëri si dhe organizata dhe institucione ndërkombëtare. Vizioni, misioni dhe qëllimet e NPF kanë evoluar në kohë për të reflektuar më mirë nevojat e komuniteteve ne nevoje si edhe aktivitetet përkatëse. 
NPF zhvillon ide, projekte dhe programe që shërbejnë për të përmirësuar pjesëmarrjen sociale të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve në nevojë në mënyrë që askush të mos gjendet i përjashtuar, duke shërbyer kështu për një shoqëri shqiptare gjithëpërfshirëse dhe të drejtë.

Për më shumë informacion, ju lutem klikoni këtu

   

 

 
 
     

Sponsor

NPF dhe projekti CEFA mbështeten financiarisht nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Mbështetja e saj dhe e donatorëve të tjerë ka qenë esenciale në diversifikimin e aktiviteteve të NPF-së si dhe në forcimin e NPF-së si organizatë profesionale.

#fc3424 #5835a1 #1975f2 #9ada4e #a9f9a7 #1d3eff